Granit Xhaka është kthyer nga suspendimi pas tri ndeshjeve me një super gol.
Kapiteni i Zvicrës shënoi një gol shumë të bukur nga gjuajtja e lirë në derbin londinez kundër Chelseat.
Mesfushori nga Prishtina e shënoi golin në fund të pjesës së parë.
Dy golat e tjerë për vendasin u shënuan nga sulmuesi francez Alexandre Lacazette nga pika e bardhë dhe anglezi Bukayo Saka.
Golin e vetëm për Chelsean e shënoi sulmuesi Tammy Abraham./VAR Kosova/