Moussa Wagué, mbrojtësi sengalez i Barcelonës, i huazuar në PAOK të Athinës ka pësuar një lëndim horror, transmeton VAR Kosova.
Mbrojtësi i krahut të djathtë ka pësuar një lëndim të tmerrshëm në ndeshjen e fundit ndaj Arisit.
Sipas njoftimeve të fundit, karriera e lojtarit është në rrezik dhe ai nuk do të mund të luajë këtë sezon më për PAOK-un.
Në tentim për ta larguar topin, Wague ka goditur keq gjurin e majtë me shtyllën e portës.