Ylli i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka folur rreth anulimit të “Ballon D or”, nga France Football për sezonin e kaluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në një intervistë të dhënë për France Football, ai u shpreh i bindur se do ta kishte fituar edhe këtë trofe dhe se një vendim i tillë ishte i nxituar.

“E kuptoj vendimin e FF por ishte i nxituar. Padyshim se do ta kisha fituar edhe këtë trofe” – u shpreh ai.

I pyetur se cili ishte konkurrenti i tij më i vështirë ai u shpreh se do të ishte ndokush nga Bayerni.

“Bayerni fitoi gjithçka, duke luajtur mirë dhe shënuar shumë gola. Ne kishim ekipin më të mirë ndaj do të ishte dikush nga Bayerni” – përfundoi ai.