Një nga talentet më të mëdhenj të futbollit kosovar në vitet e fundit, Lorik Aliu dha një lajm të hidhur këtë javë – pasi njoftoi që ka vendosur të pensionohet.

Aliu, shkaku i lëndimeve të shumta ka vendosur t’i “varë” këpucët në gozhdë në moshën 24 vjeçare.

Lorik Aliu ka qenë pjesë e Prishtinës, Llapit, derisa ishte edhe anëtar i shpresave të Kombëtares së Shqipërisë.

Ai gjithashtu është ndër lojtarët që ka shetitur pothuajse tërë Evropën, duke qenë pjesë e skuadrave si Dortmund, Torino, Monchengladbach, Standard Liege, Basel Zurich e Gent, por shkaku i dëmtimeve e mos dakordimit të klubeve mes vete – ai kurrë nuk mundi të bëjë hapin e madh në karrierë…

Aliu u pensionua, por nuk do të ndahet nga futbolli – pasi ka vendosur që të vazhdojë të merret me sportin më të mirë në botë,  por jo brenda fushave.

i në një intervistë për ‘GazetaBlic Sport’, deklaroj se është bashkuar me agjencinë e AlfSports GMBH, që udhëhiqet nga Altin Lala – ku do ta ushtrojë rolin e menaxherit.

“Unë gjithmonë do t’i përkushtohem futbollit, tashmë që një kohë jam duke punuar si “scout”/menaxher i futbollistëve. Jam pjesë e agjencisë “ALFSPORTS GMBH” që drejtohet nga Altin Lala. Do të mundohem që futbollistët perspektiv të mos i përjetojnë gjërat që më kanë ndodhur mua, pasi e di shumë mirë se sa e rëndë është”, tha Lorik Aliu.