Gazeta e përditshme Marca e ka përshkruar Grupin B, aty ku gjendet Kosova, Spanja, Suedia Greqia dhe Gjeorgjia si një rrëmujë diplomatike.
Pak çaste më parë u hedh shorit për kualifikimet në Kampionatin Botëror, derisa Furia e Kuq do të ketë përballë “Dardanët”.
Tashmë është e ditur se Spanja nuk e njeh Kosovën, për shkak që Katalonia e kërkon pavarësinë e saj, dhe e shikon si konflikti ynë që ishte me Serbinë.
Marca e ka përshkruar Grupin B si një luftë diplomatike, me tri shtete që nuk e njohin pavarësinë e shtetit tonë.
Mirëpo, Dardanët tashmë kanë luajtur në Athinë, aty ku kishin barazuar pa gola në këtë vit në Ligën e Kombeve.
Në anën tjetër, ende nuk dihet nëse Spanja do të luajë në teren të tyre, apo do të luajë në stadium neutral.