Skuadra e Premier Leagues, Newcastle, ka shprehur interesim për ta transferuar mesfushorin e Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi.

Kështu kanë raportuar të hënën mediumet në Angli.

Bardhi është pjesë e Levantes së Spanjës dhe me këtë skuadër ka kontratë deri në vitin 2022.

Ai së fundi është kthyer nga lëndimi që e la jashtë fushës që nga 8 nëntori i këtij viti.

25 vjeçari i lindur në Shkup, i mungoi Levantes në pesë ndeshjet e fundit në kampionatin spanjoll.