Ylli i Barcelonës ka shprehur edhe një herë dashurinë që ka për skuadrën e tij.
Argjentinasi në një intervistë për “La Sexta” ka thënë se Barcelona është jeta e tij pasi që ata i kanë dhënë gjithçka.
“Unë e dua Barcelonën, është jeta ime. Unë kam një histori dashurie me Barçën, ata më dhanë gjithçka mua”, ka thënë Messi.
Kjo deklaratë e kapitenit të “ Blaugrana” vjen pas spekulimeve të fundit se ai do të largohet nga Barcelona vitin që po vjen.
Messi aktualisht lidhet me një kalim te Manchester City ose Paris Saint-Germain, klube këto që janë të gatshme të japing gjithçka për ta pasur në skuadër gjashtë herë fituesin e “Topit të Artë”.