Ministrja e jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez Laza ka folur se si Kombëtarja e Spanjës do të veprojnë për ndeshjen me Kosovën.
Spanja do të përballet me Kosovën në fazën kualifikuese për botërorin “Katar2022”, një shtet që nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur. Ky fakt ka shkaktuar shumë debate edhe në Spanjë dhe për këtë ka folur edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Arancha Gonzalez Laya.
“Ne do të luajmë sipas rregullave të FIFA-s. Spanja sigurisht nuk e njeh Kosovën si një shtet i pavarur, por kjo nuk do të thotë që Spanja të mos merr pjesë në turne në të cilat pjesë është edhe Kosova”, ka deklaruar Laya.
Laya, tutje ka shtuar se duhet të bisedojnë me FIFA se në çfarë kushte do të zhvillohet ndeshja me Kosovën në shtetin spanjoll.
“Pyetja është se ne duhet të punojmë me FIFA për të shikuar se cilat kushte do të jenë për Kosovën, kur do të zhvillohet ndeshje me ne”.
Ajo është pyetur edhe se a ka ndonjë ndryshim në pozicionin e Qeverisë spanjolle, ajo është përgjigjur me shumë siguri “jo,jo”.
“Jo, Kosova e di atë dhe po ashtu edhe Spanja, ne do ta trajtojmë ndryshe këtë rast. Ne nuk e njohim si shtet i pavarur, por kjo është punë edhe ligjeve ndërkombëtar. Tani, për modalitetet e ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Kosovës, do të ketë bisedime, unë insistojë që Greqia dhe Kosova po ashtu, të negociojnë për këtë punë me FIFA, ashtu siç bëjmë gjithmonë, sipa rregullave të futbollit, futbolli është mbi ligjet ndërkombëtare, dy bota të ndryshme”, ka përfunduar ministrja e Punëve të Jashtme.
Kosova dhe Spanja janë në Grupin B, në të cilin po ashtu është edhe Greqia së bashku me Suedinë e Gjeorgjinë.
Rreth këtij problemi është sqaruar edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili ka thanë se Spanja duhet të udhëtojë për në Prishtinë për ta zhvilluar ndeshjen me Kosovën sipas rregullave të FIFA-s.
Në maj të vitit 2019, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në mledhjen e mbajtur në Baku të Ajzerbejxhanit ka vendosur që skuadrat që nuk duan të luajnë kundër skuadrave të Kosovës ose Përfaqësueses në territorin e tyre, duhet që ndeshjet e tyre si vendës t’i organizojnë në terren neutral, por duhet të pajtohen që ndeshjet si mysafir ndaj Kosovës t’i zhvillojnë në Kosovë.
Kosova me Greqinë zhvilloi dy ndeshje në kuadër të Ligës së Kombeve pa ndonjë problem, përkundër që nuk ka njohje reciproke apo marrëdhënie bilaterale ndërmjet dy shteteve. “Dardanët” udhëtuan për në Athinë me simbolet e shtetit të Kosovës dhe himni u imtua pa ndonjë incident.