Jose Mourinho ka dhënë një deklaratë befasuese para takimit që Tottenhami e zhvillon si mysafir i Liverpoolit.
Spurs dhe The Reds takohen në kuadër të javës së 13-të në Ligën Premier, në duelin që përcaktohet lideri i ri në Angli.
Por, Special One ka folur rreth lëndimeve që kanë dy skuadrat, duke thënë se Liverpooli dhe Jurgen Klopp po e ekzagjerojnë këtë pjesë.
Portugezi beson se shumica e lojtarëve të skuadrës rivale mund të luajnë, në përjashtim të Virgil van Dijkut.
Mourinho ka folur në mënyrë ironizuese për lëndimet që i ka Tottenhami, si kundërpërgjigje ndaj Liverpoolit.