Evertoni ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1, në ndeshjen e javës së 14-të në Premier League.
Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 22-të.
Mbrojtësi Rob Holding, që në këtë ndeshje ishte kapiten i Arsenalit, shënoi autogol.
Nicolas Pepe barazoi rezultatin në minutën e
35-të nga pika e bardhë.
Në fund të pjesës së parë, mbrojtësi i vendasve Yerry Mina, shënoi për epërsinë e Evertonit.
Pjesa e parë përfundojë me rezultat 2-1, e ky ishte dhe rezultati përfundimtar./VAR Kosova/