Lazio e ka fituar kryendeshjen e javës së 13-të në kampionatin elitar italian, Serie A.

Në “Stadio Olimpico”, Lazio ka qenë nikoqir i Napolit gjatë mbrëmjes së sotme.

Ndeshja e zhvilluar i takoi Lazios me rezultat të pastër, 2:0.

Immobile (‘9) dhe Alberto (’56) i shënuan golat e fitores për Lazion sonte.

Pas rikuperimit nga lëndimi, sonte për Lazion nga minuta e 67-të luajti edhe Vedat Muriqi.

Ndërkaq, te Napoli, Amir Rrahmani nuk u inkuadrua fare nga banka rezervë.

Nga faqja e specializuar për vlerësimet e futbollistëve, Muriqi mori notën 6.1.

Me këtë fitore, Lazio ngritet në vendin e tetë në tabelë me 21 pikë, kurse Napoli mbetet në vendin e epstë me 23 sosh.

Image