Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer nga lëndimi dhe ka luajtur në pjesën e dytë për Lazion mbrëmë (e diel) ndaj Napolit.

Lazio triumfoi me rezultat të pastër 2:0 ndaj Napolit në “Olimpico” të Romës.

Muriqi u inkuadrua në minutën e 67-të të takimit në vend të Caicedos.

Sulmuesi “dardan” pas përballjes ka shkruar në rrjetin e tij social se është i lumtur për rikthimin në fushë.

“Jam i lumtur që jam rikthyer dhe kontribuar për skuadrën. Tri pikë shumë të rëndësishme”, ka shkruar sulmuesi nga Prizreni në “Twitter”.

Vedat Muriqi nuk ka arritur ende të gjejë golin e tij të parë me kryqytetasit, që nga transferimi i tij nga Fenerbahce këtë verë.