Futbollisti i Atalantës, Papu Gomez pritet të largohet nga Bergamo në afatin kalimtar të janarit.

Siç raporton “Tuttomercatoweb”, Gomez pritet të ndryshojë skuadër, por jo edhe ngjyrat, pasi që Interi ka arritur në parim marrëveshje me Atalantën për transferimin e tij.

Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, “Neurazzurët” tashmë janë duke negociuar vetëm me lojtarin rreth kontratës.

“Zikaltërit” nga qyteti i modës do të paguajnë dhjetë milionë euro dëmshpërblim për të.

Deri të largimi i tij i Gomezit nga Atalanta erdhi për shkak të prishjes së marrëdhënieve me trajnerin, Gian Piero Gasperinin.

Papu Gomez ka realizuar pesë gola dhe ka ndihmuar skuadrën e tij me katër asistime në 16 paraqitje me fanellën e Atalantës në të gjitha garat.