Baseli ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të elitës së futbollit zviceran.
Si mysafir, Baseli ka mposhtur Luzernin me rezultat të ngushtë, 1:2.
Njërin prej golave të Baselit e shënoi Pajtim Kasami, i cili u asistua nga Edon Zhegrova.
Reprezentuesi i Kosovës ka luajtur 73 minuta në këtë ndeshje, duke bërë 46 prekje të topit, si dhe ai kishte një saktësi prej 95.5 përqind të pasimeve.
Zhegrova poashtu bëri një pasim kyç, një goditje në portë dhe i kompletoi tre nga tetë driblimet e tentuara.