Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, nuk mund të mungonte në derbin me rivalët e përbetuar, Leeds United. Ferguson ishte prezent në shkallët e stadiumit “Old Trafford” për të parë nga afër skuadrën e tij të zemrës, shkruan VAR Kosova.

Kamerat e transmetuesit anglez “Sky Sports” kanë publikuar pamjet në të cilat shihet Fergusoni duke përtypur çamçakëzin, siç bënte gjithmonë sa ishte trajner i Manchester United gjatë ndeshjeve.

Fergusoni ishte trajner i “Djajve të Kuq” për 27 vite radhazi, duke fituar 13 tituj të Premier Ligës, dy tituj të Ligës së Kampionëve.

Hera e fundit kur United fitoi titullin e kampionit, ishte sezonin 2012/13 me Fergusonin kur edhe u pensionua nga futbolli.

Manchester United fitoi përballjen e parë të këtij sezoni me Leeds United, duke fituar me rezultat 6:2, pas një super paraqitje të futbollistëve të trajnerit Ole Gunnar Solskajer, ndaj atyre të argjentinasit Marcelo Bielsa “El Loco”.

Leeds United këtë sezon janë rikthyer në Premier Ligë pas 16 vjetëve qëndrimi në “Championship” (rangu i dytë i futbollit anglez).

Man United cruised past Leeds to move up to third

Këto dy klube kanë rivalitet të madh dhe urrejtje ndaj njëri – tjetrit. Këto dy klube kanë rivalet të madh dhe urrejtje ndaj njëri – tjetrit, në veçanti pas transferimit të sulmuesit francez Eric Cantona nga Leeds te Man United.

Mëkati i kësaj ndeshje ishte që u zhvillua pa tifozët e flakët e dy klubeve, që do ta bënin edhe më interesante sfidën. /VAR Kosova/

https://www.instagram.com/p/CJBtJzCAyZ4/?igshid=1uvclphv6t44e&fbclid=IwAR05ghBHypdlcPaOYJKMN8wfnMyVShM13EpB38xITT8BXNJqT9rxeqd-brA