Skuadra franceze Lyon, nuk din për humbje në ndeshjet e fundit.

Dy ditë më parë, Lyon mposhti skuadrën Nantes me rezultat 3-0. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes.

Mirëpo, goli i dytë u shënua nga një pozitë shumë e vështirë.

Sulmuesi 24-vjeçar Tino Kadewre, shënoi këtë gol shumë të bukur, duke e dërguar topin në rrjetë në një hapësirë shumë të vogël./VAR Kosova/