Shkëndija e Tetovës mund të realizojë një transferim të goditur në janar. 3-herë kampionët e Maqedonisë së Veriut kanë piketuar ish-lojtarin e Cërvena Zvezdës, David Babunskin, i cili e ka nisur karrierën në akademinë e Barcelonës.

Lajmi konfirmohet nga mediat fqinje duke theksuar se 26-vjeçari shihet si zëvendësues i Valon Ahmedit, i cili do t’i bashkohet Shahtjor Soligorskit në Bjellorusi.

Babunski ka luajtur 48 ndeshje me ekipin e dytë të Barcelonës, por asnjëherë nuk ia doli të aktivizohej me ekipin e parë.

Gjatë karrierës së tij, mesfushori me tipare sulmuese nga Maqedonia e Veriut është aktivizuar me Crvena Zvezdën, në Japoni me Jokohamën dhe Omian dhe Botoshanin në Rumani.

Babunski ka mbetur pa skuadër pas mbylljes së bashkëpunimit me Botoshanin.