Milani dhe Arsenali përfundimisht kanë humbur njërin nga futbollistët që kishin në “shënjestër”.

Talenti i madh hungarez, Dominik Szoboszlai ka shkuar për teste mjekësore në skuadrën gjermane, RB Leipzig.

Në bazë të asaj që ka raportuar “Sky Sports” thuhet se janë përcaktuar detajet e transferimit të mesfushorit të talentuar.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano ka raportuar se Milani e Arsenali kanë qenë dy skuadrat që kanë kërkuar të sigurojnë shërbimet për hungarezin.