Sot në orën 13:00, në selinë e FFK-së, do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e 1/16 së finales së Kupës së Kosovës.
Në këtë rreth do të marrin pjesë 32 skuadra, ku do të përfshihen klubet e Superligës e Ligës së Parë, si dhe dy skuadrat që e kanë siguruar kalimin në këtë rreth nga tri fazat e para ku ishin të përfshira klubet e Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë.
Kampion në fuqi i kësaj gare është FC Prishtina.
Kryeqytetasit të drejtuar nga Armend Dallku edicionin e kaluar kishin mposhtur në finale Ballkanin.