Ndeshja e javës së 13-të në Gjermani, ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich, ka përfunduar me rezultat 1-2.
Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 14-të. Ishte sulmuesi çek Patrik Schick, ai që shënoi në portën e gjermani Manuel Neuer.
I njëjti futbollist shënoi edhe një gol tjetër, por iu anulua nga VAR për pozicion jashtë-loje.
Sulmuesi polak Robert Lewandowski, barazoi rezultatin në minutën e 43-të të ndeshjes.
Lewandowski shënoi edhe golin e fitores për mysafirët në minutat shtesë të kohës së rregullt, duke i dhënë epitetin e liderit skuadrës së tij./VAR Kosova/