Formën e dobët të kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka te Arsenali, e tregojnë më së miri statistikat.

Këtë sezon në Premier League, ish-kapiteni i londinezëve, ka krijuar vetëm një rast për gol.

Mediat në Angli, janë tallur me djaloshin nga Prishtina, duke raportuar se portieri i Burnelyt, Nick Pope, ka raste të krijuar aq sa ka edhe Granit Xhaka.

Skuadra angleze Burnely ka fituar ndaj Wolves në javën e 14-të në Premier League.

Portieri i vendasve Nick Pope, ka krijuar një rast për gol në këtë ndeshje, që Burnley e fitojë 2-1./VAR Kosova/