Transfermarkt ka rivlerësuar çmimet në merkato të shumë futbollistëve gjatë këtij muaji.

Në mesin e futbollistëve që kanë ndryshuar çmim në merkato janë edhe disa prej futbollistëve kosovar.

Shumë prej tyre kanë pasur ngritje në çmim, por ka edhe nga ata si Rrahmani të cilëve iu ka rënë vlera.

Nga 14 milionë sa kushtonte më parë, tani mbrojtësi kosovar i Napolit vlenë 12 milionë euro.

Edhe Mirlind Kryeziu dhe Idriz Voca poashtu kanë pasur zbritje në vlerë.

Ndër futbollistët të cilëve iu kanë rritur çmimet janë: Edon Zhegrova, Jetmir Topalli dhe Betim Fazliji.

Zhegrova tani kushton 1,5 milionë euro nga 1,3 sa kushtonte më parë.

Jetmir Topalli pas kalimit në elitën e futbollit turk tani vlenë 500 mijë euro, ndërsa Betim Fazlijit vlera i është rritur për 550 mijë euro më shumë dhe tani vlenë 1,3 milionë euro.