Ylli i Kosovës Arbër Zeneli, është zgjedhur lojtari i ndeshjes në përballjen me Marsielle.

Skuadra e tij dhe mesfushorit tjetër të Kosovës Valon Berisha, Reims, ka barazuar në udhëtim me rezultat 1-1.

Ndonëse në këtë ndeshje nuk shënoi dhe nuk asistoi, Arbër Zeneli, është zgjedhur lojtari më i mirë në ndeshje në skuadrën e tij.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e klubit francez në rrjetet sociale.

Zeneli ka luajtur në këtë ndeshje 72 minuta, pasi u zëvendësua nga Mbuku. Kurse Valon Berisha ka luajtur komplet ndeshjen./VAR Kosova/