Torino këtë sezon objektivën kryesore e ka mbetjen në Serinë A italiane pas rezultateve negative në 13-të ndeshje.

Kësaj radhe ka arritur të ndalë vetëm një pikë në shtëpi përballë Bolognas, duke luajtuar 1:1.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda është inkuadruar në minutën e 85-të për vendasit.

Ai hyri në vend të bashkëlojtarit të tij, Armando Izzo.

Torino me këtë pikë të fituar ndodhet në pozitën e 18-të në elitën e futbollit itaian dhe ka arritur të grumbullojë vetëm shtatë pikë.

Ndeshja e radhës për Mërgim Vojvodën dhe Torinon është në udhëtim te Napoli.