Ylli i Barcelonës, Lionel Messi nuk është ndarë fare i kënaqur me barazimin kundër Eibarit.

Argjentinasi nuk ishte i pranishëm shkaku i lëndimit, por shikoi ndeshjen nga tribuna, transmeton lajmi.net.

Barcelona nuk arriti të fitoi në shtëpi ndaj Eibarit, ndeshje që përfundoi me rezultat 1 – 1.

Pas ndeshjes, Messi është kapur nga kamerat i dëshpëruar derisa vërehet duke tundur kokën.

Me këtë barazim, Barcelona qëndron në pozitën e gjashtë me 25 pikë, shtatë më pak se lideri Atletico Madrid.