MILAN, ITALY - JULY 07: Franck Kessie of AC Milan celebrates his goal with his team-mate Zlatan Ibrahimovic (L) during the Serie A match between AC Milan and Juventus at Stadio Giuseppe Meazza on July 7, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Milani e mbylli vitin 2020 ditën e djeshme me një fitore në “frymën e fundit” 3-2 ndaj Lazios në shtëpi. Kuqezinjtë arritën që të shpallen kampion dimri pasi kryesojnë me 34 pikë Serie A, një pikë më shumë se Interi i vendit të dytë.

Ky vit ka qenë fantastik për Milanin e drejtuar nga Stefano Pioli pasi kuqezinjtë kanë pësuar vetëm 3 humbje në të gjitha kompeticionet që kanë marrë pjesë, Serie A, Kupa e Italisë dhe Europa League.

Humbjet e vetme janë ndaj Interit në derbi, sezonin e kaluar, Genoa para pandemisë së Covid-19 dhe Lille në Europa League pak javë më parë. Tashmë në kampin kuqezi kanë nisur të ëndërrojnë për titullin kampion duke parë që ecurinë dhe statistikat që kanë në favor edhe pse deri më tani është luajtur vetëm 1/3 e kampionatit.