Dje skuadra e Ballkanit e ka shkarkuar nga detyra e trajnerit, Ismet Munishin.

Pas shkarkimit, nuk është bërë ende e ditur se si Munishi dhe klubi nga Suhareka ka ndarë rrugët.

Por, burimet e IndeksOnline, bëjnë me dije se kjo heshtje “është blerë” me një shumë të madhe parash, diku rreth 20 mijë euro.

Duket, se në kontratën e fundit, Ismet Munishi ka ditur shumë mirë të negocioi me përfaqësuesit e Ballkanit.

Siç merret vesh, këtë kontratë e ka të deponuar edhe në FFK si grancë e zbatimit mes palëve.