Blendi Shkëmbi është trajneri i ri i Ballkanit.

Ballkani ka zyrtarizuar ardhjen e Shkëmbit përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook.

Shkëmbi do ta zëvendësojë Ismet Munishin në detyrën e trajnerit, i cili ditë më parë u shkarkua nga Ballkani.

Klubi i fundit të cilin e kishte drejtuar Shkëmbi është KF Teuta në Shqipëri, ndërsa ky është klubi i dytë në Kosovës, pasi vite më parë ishte trajner i KF Lirisë së Prizrenit.

Më poshtë njoftimi zyrtar: