Cesare Prandelli është infektuar me koronavirus ka njoftuar klubi italian, FC Fiorentina. Fiorentina ka njoftuar nëpërmjet një komunikate për shtyp se trajneri italian Cesare Prandelli është infektuar me koronavirus, shkruan VAR Kosova.

“ACF Fiorentina njofton se pas kryerjes së testit, trajneri Cesare Prandelli ka rezultuar pozitiv me COVID19. Ai tashmë është në izolim dhe klubi do t’i qëndrojë afër për të gjitha. Ne si klub do ta zbatojmë të gjithë protokollin e instuticioneve shëndetësore sa i përket koronavirusit”, thuhet në komunikatën e klubit italian, transmeton VAR Kosova.

Prandelli javë më parë u rikthye në klubin violë pasi edhe më parë ka qenë në stolin e Fiorentinës. Nga tri ndeshje sa e ka udhëhequr, ka një fitore dhe dy humbje, nga Benevento dhe AC Milan.

Klubi po ashtu ka njoftuar se stërvitjet kanë vazhduar me rregull. /VAR Kosova/