Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani zhvilloi 11 minuta në fitoren e Napolit kundër Fiorentinës me rezultat 6:0, shkruan VAR Kosova.
Rrahmani këtë ndeshje e nisi si reservist por në minutën e 79 u inkuadrua duke e zëvendësuar mbrojtësin grek Kostas Manolas.
Ylli dardan nga mediet italiane është vlerësuar me notën 6.6 për këta minuta sa ishte në fushë.
Golat e fitores së Napolit i shënuan Lorenzo Insigne (x2), Diego Demme (x1), Hirving Lozano (x1), Pitor Zielinski (x1), Matteo Politano.
Me këtë fitore napolitanët renditen në vendin e tretë me 34 pikë, ndërsa Fiorentina renditet në pozitën e 14 me 18. /VAR Kosova/