Skuadra e Napolit është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Italisë, transmeton VAR Kosova.

Amir Rrahmani luajti 90 minutat e plotë në fitoren 3-2 ndaj Empolit në kuadër të Kupës së Italisë.

Golat u shënuan nga Giovanni Di Lorenzo, Hirving Lozano dhe Andrea Petagna për Napolin, ndërkohë për mysafirët shënoi dy herë anësori shqiptar Nedim Bajrami.

Amir Rrahmani pati një paraqitje të mirë, ku ishte afër shënimit të një goli nga ndërprerja, goditën e të cilit e largoi nga vija e portës futbollisti kundërshtar.