Moussa Dembele raportohet nga mediat në Francë, se ka përfunduar testet mjekësore në Los Colchoneros dhe do të huazohet aty deri në verë.

Trajneri Diego Simeone kishte konfirmuar të hënën se bisedimet janë në një fazë afër marrëveshjes, ndërkohë tashmë gjithçka është e mbyllur.

Image

Drejtori sportiv i Lyonit, Juninho: “Moussa erdhi të më shihte; ai mendon se është koha për të ndryshuar klubin. Ai më tha se ka humbur pak motivimin”.

Dembele filloi karrierën e tij në akademinë e Fulham përpara se të kalonte në klubin ku mori famën e tij në Celtic.