Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së fundit në Serie A kundër Sassuolos (3:1).

E ky lëndim duket të jetë serioz i argjentinasit pasi që raportohet se do ta humbas ndeshjen e radhës në Serie A të “Biankonerëve” kundër Interit.

Sipas “RaiSport.it”, Dybala nuk do mund të paraqitet ndaj Interit, ndërsa McKennie pas ekzaminimeve mjekësore, thuhet se mund të jetë i gatshëm ndaj “Neurazzurëve”.

Dybala nuk do të jetë mungesa e vetme e “Zonjës së Vjetër”, pasi që edhe De Ligt, Cuadrado e Alex Sandro do të mungojnë shkaku që janë të infektuar me COVID-19.