Drejtori sportiv i “Topçinjëve” Edu, ka hapur bisedimet javën e kaluar, për të transferuar 22 vjeçarin.
Arsenal është në bisedime me gjigantin spanjoll Real Madrid, për të nënshkruar me Martin Odegaard në formë huazimi.
Drejtori sportiv i skuadrës londineze Edu, ka hapur bisedimet javën e kaluar me krerët e “Galaktikëve” për të arritur një marrëveshje sa më të shpejtë, ku edhe vetë Odegaard e ka theksuar se dëshiron të largohet këtë muaj nga “Santiago Bernabeu”, për të gjetur minutazhë më të madhe të lojës.
Arsenal momentalisht janë duke e kryesuar garën për shërbimet e 22 vjeçarit norvegjez, por interesim serioz për të kanë shprehur edhe Real Sociedadi e Sevilla.