Mabetex Prishtina është mposhtur thellë në raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Barcelona, kundërshtari i bardhekaltërve, doli të ishte kundërshtarë shumë i fortë, ku edhe arriti të fitojë me rezultatin e thellë 9-2.
Kampioni në fuqi evropian ishte dukshëm superior ndaj rivalëve kosovar në Kataluni.
Barcelona, e cila ka tre tituj evropianë në futsall, dominoi në të gjitha aspektet e mundshme, por kosovarët treguan se – përkundër dallimit në cilësi – kanë shpirtin luftarak duke shënuar dy gola.
Golat për tanët i shënuan Dervishaj dhe Ibishi në minutat 17′ respektivisht 25′.
Ndërsa, më poshtë, mund t’i shihni emrat e realizatorëve të vendësve.