Trajneri i ri i Chelsea, Thomas Tuchel është duke bërë një stërvitje të veçantë me lojtarët e rinj, transmeton VAR Kosova.
Ish trajneri i PSG, erdhi javën e kaluar pasi klubi londinez shkarkoi legjendën e klubit, Frank Lampard.
Tuchel ka namin e trajnerit detajist, i cili kujdeset edhe për gjërat më të vogla në fushën e futbollit.
Së fundmi, me media angleze është raportuar se gjermani i ka udhëzuar lojtarët e Chelseat të bëjnë stërvitje me topa të vogël, në mënyrë që ta përmisojnë kontrollin e topit dhe saktësinë e ndërhyrjeve.
Ai gjithashtu njihet të këtë udhëzuar mbrojtësit të mbajnë topa të tenisit në mënyrë që të mos tërheqin fanellën e kundërshtarit, duke tentuar të evitojë penalltitë./VAR Kosova/