Dijoni dhe Strasbourgu janë pajtuar me nga një pikë në duelin e vlefshëm për javën e 21-të në kampionatin elitar francez, Ligue 1.

Për Dijonin ishte startues mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina.

Lojtari “dardan” luajti deri në minutën e 59-të, për t’u zëvendësuar më pas nga Moussa Konate.

Dijoni arriti të barazonte rezultatin vetëm katër minuta pas largimit nga fusha të Celinës.

Skuadra e Bersant Celinës radhitet në vendin e 18-të në kampionat, pozitë kjo që e largon nga Ligue 1.