Kryendeshja e javës së 17-të në kampionatin elitar anglez i ka takuar Manchester Cityt.

Skuadra e Pep Guardiolas ka qenë mysafire e Chelseat në mbrëmjen e sontme në “Stamford Bridge”.

Ndeshja në fjalë i takoi Manchester Cityt me rezultat 1:3.

Ilkay Gundogan (’18), Phil Foden (’21) dhe Kevin De Bruyne (’34) i realizuan golat e fitores për “Qytetarët” sonte.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për vendasit e realizoi Hudson-Odoi në minutën e 92-të.

Pas 17 javësh, Chelsea ndodhet në vendin e tetë me 26 pikë të tubuara, kurse Man City në vendin e pestë me 29 pikë.