Interi është duke u interesuar për mesfushorin anglez të Manchester United, Jesse Lingard, raportojnë mediet italiane, transmeton VAR Kosova.

Sipas medieve italiane, trajneri i Interit, Antonio Conte është një tifoz i anglezit dhe e dëshiron si zëvendësues të mesfushorit danez, Christan Eriksen. Eriksen pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar të janarit, pasi karriera e tij në Inter ka dështuar.

Conte ka marrë edhe këshilla nga ish dyshja e Manchester United, Romelu Lukaku dhe Ashley Young, të cilët kanë lavdëruar Lingardin.

Lingard këtë sezon ka bërë vetëm një paraqitje për klubin anglez. Ai u paraqitë në kuadër të FA Cup kundër Watfordit, të cilën e fitoi United me rezultat 1:0. /VAR Kosova/