Mbrojtësi holandez i Juventusit, Matthijas De Ligt është infektuar me Covid 19, transmeton VAR Kosova.
Lajmin për infektimin e 21 vjeçarit e konfirmoi dje klubi torinez, duke bërë të ditur se gjendja e lojtarit është e mirë dhe se ai tashmë është futur në izolim, karshi protokollit mjekësor të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali.
Sipas “TuttoSport”, De Ligt pritet të mungojë ndaj Sassuolo, Genoa (Coppa Italia) dhe në sfidën kryesore të Serie A, ndaj Interit të Antonio Contes, që këtë sezon shihet si rivali kryesor për titull i “Zonjës së Vjetër”.
Shpresat e De Ligt janë që të rikthehet në kohë për Superkupën e Italisë, që zhvillohet ndaj Napolit.