Real Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në përballjen me Osasunan.
Në një teren të vështirë dhe me borë, futbollistët e Zinedine Zidane, nuk arritën të shënonin gol.
Në këtë ndeshjes u rikthye në fushë, belgu Eden Hazard. Në këtë barazim, Hazard luajti për 75 minuta, megjithatë nuk arriti të ndihmonte skuadrën e tij që ta fitonte këtë ndeshje.

Pas javës së 18-të në La Liga, Real Madrid është në pozitën e dytë në tabelë me një pikë më pak (37) se lideri Atletico Madrid (38).

Rivali i përjetshëm Barcelona, është në pozitën e tretë me 34 pikë./ VAR Kosova/



























