Pas humbjes nga Juventusi në xhiron e kaluar, Milani është kthyer në normalitet.

Futbollistët e Piolit shënuan fitore ndaj skuadrës së kosovarit Mërgim Vojvoda, Torino.

Vendasit triumfuan me rezultat 2-0, me golat që u shënuan nga portugezi Rafael Leao dhe Franck Kessie.

Lajmi më i mirë për rossonerët sonte, ishte rikthimi i sulmuesit Zlatan Ibrahimovic.

Suedezi hyri në lojë në minutën e 85-të të ndeshjes.

Te Torino, nuk kishte vend për mbrojtësin e djathtë të Kosovës, Mërgim Vojvoda./VAR Kosova/