E ardhmja e sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ende është në pikëpyetje.
Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann ka folur për situatën e largimit ose jo të Rashicës.
Bauman ka thënë se Milot Rashica është i rëndësishëm për ta, megjithëse në rast se vjen ndonjë ofertë që përshtatet me kërkesat Rashica mund të largohet në janar.
“Rashica është shumë, shumë i rëndësishëm për ne. Nëse marrim ofertë interesante për të dhe parametrat përshtaten, atëherë do të dëgjojmë. Nëse nuk ndodh kështu, apo ndonjë klub na troket në derë më vonesë, atëherë ai qëndron me ne”, ka thënë Baumann.
Ndërkaq, trajneri i Werderit, Florian Kohfeldt beson se Milot Rashica do të mbetet në klub edhe pas ditës së hënë, kur edhe mbyllet afati kalimtar i janarit.
“Më shumë mundësi Miloti do të mbetet në Werder edhe pas të hënës dhe ndaj Schalkes do të jetë opsion për mua”, tha Kohfeldt.
Sulmuesi vushtrrias ishte në prag të largimit nga Bremeni vitin e kaluar, por në fund dështoi transferimi i tij te Bayer Leverkuseni.