Mesfushori norvegjez i Real Madridit, Martin Ødegaard, ka vendosur të largohet nga kampionët e Spanjës, transmeton VAR Kosova.

Ky vendim vjen pas minutave të paktë këtë sezon nën udhërat e Zinedine Zidane.

Ødegaard u kthye nga huazimi në Real Sociedad, por si duket nuk ka fituar besimin e Zinedine Zidane.

22 vjeçari do të kalojë në Arsenal në formë të huazimi të thjeshtë, pa të drejtë blerje deri në fund të sezonit 2020/2021.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur i The Guardian, Fabrizio Romano.