Sot është e zhvilluar një ndeshje mjaftë interesante në kuadër të FA Cup, ndërmjet Tottenham dhe Marine, shkruan VAR Kosova.
Marine bën gara në rangun e tetë të futbollit anglez dhe sot ka qenë në ballinat kryesore të medieve angleze. Jo vetëm, për faktin se u përballen me një skuadër elitare, por edhe për stadiumin e tyre simpatik.
Një tjetër fakt interesant për këtë skuadër, është se buxheti i saj për pagat e futbollistëve në javë është 1750 funte angleze.
Këtë shifër futbollistët e Spurs e fitojnë brenda ditës dhe ky fakt e bën edhe më magjike garën më të vjetër të futbollit “FA Cup”.
Tottenham kaloi në raundin e katërt duke e mposhtur Marine me rezultat 0:5. /VAR Kosova/