Emir Sahiti nuk kishe minuta te Hajduk Split në sezonin e shkuar dhenë verë vendosi të huazohet te Sibenik, po në elitë e futbollit kroat.

Javët e para ishin të zbehta për talentin, por me kalimin e kohës ai po e merr shumë mirë veten dhe po e gjen golin më shpesh.

https://streamable.com/4gs0mk

Sot Sibenik mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Lokomotiv Zagreb dhe protagonist ishte edhe talenti shqiptar.

Sahiti shënoi dy golat e parë të ndeshjes , e cila u mbyll me shifrat 0-4, duke i dhënë një shuplakë të rëndë shqiptarëve të tjerë të Lokomotivës, që në këtë sezon po kalon kohë të vështira.

https://streamable.com/dg1f4j

Sot Sahito plotësoi numrin 4 të golave në 15 ndeshje me Sibenik. Anësori është shndërruar në titullar stabël dhe në një nga lojtarët më të rrezikshëm të skuadrës.