Liverpooli vitin 2021 e ka nisur në formë të dobët. Me humbjen dhe eliminimin nga FA Cup të dielën nga Manchester United, ka konfirmuar momentin e vështirë që është duke e kaluar në këtë muaj.
Kampioni anlgez këtë vit ka vetëm një fitore, atë kundër të rinjve të Aston Villës në kuadër të FA Cup.
Aston Villa për shkak të problemeve me koronavirus brenda skuadrës, u detyrua të paraqiste ekipin me futbollistë nga akademia e tyre.
Në atë fitore të vlefshme për 1/8 e kupës, shënuan Sadio Mane, Georginio Wijnaldum dhe Mohamed Salah, ndërsa për vendësit shënoi talenti Louie Barry.
Liverpooli në Premier Ligë në pesë ndeshjet e fundi nuk di për fitore, duke pësuar dy humbje dhe regjistruar tri barazime.
Të Kuqt renditen në pozitën e katërt me 34 pikë, me një ndeshje më shumë se Tottenham që renditet në pozitën e pestë me 33 pikë.
Më 28 janar këto dy skuadra do të përballen në Londër në kuadër të Premier Ligës Angleze. /VAR Kosova/