Kapiteni i skuadrës turke Galatasaray U-14, ka bërë një veprim fair-play që rrallë herë shihet.

Beknaz Almazbekov në tentim për të kaluar kundërshtarin, humbi ekuilibrin dhe u rrëzua në tokë.

Gjyqtari e ndali lojën dhe referoi penallti.

Por nga pika e bardhë, Beknaz Almazbekov, gjuajti krejtësisht jashtë portës.

Ai qëllimshëm humbi penalltinë, pasi nuk besoi që ishte ndërhyrje e kundërshtarit, por vetëm humbi ekuilibrin dhe u rrëzua./VAR Kosva/