Xhudistja kosovare Nora Gjakova nuk ka arritur të kualifikohet në finalen e Mastersit të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Gjakova në gjysmëfinale u mposht me “ippon” nga japonezja Tasakusa Yoshida në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Nora do të luftojë për medalje të bronztë me portugezen Telma Monteiro.