Gordon Ramsey është një nga emrat më të njohur në botën e kuzhinës, shkruan VAR Kosova.

Britanezi 53 vjeçar cilësohet si njëri nga kuzhnierët më të mirë në botë, i cili poashtu është i njohur edhe për karakterin e tij të zjarrtë në emisionet që ai drejton.

Por fillimet e tij nuk ishin në kuzhinë por në fushën e futbollit.

Ramsey, i cili shpesh merr pjesë në takime miqësore të futbollit, si dhe në maratona të ndryshme, ishte pjesë e klubit anglez, Warwickshire.

 Gordon Ramsey will be taking part in his sixth Soccer Aid

Ramsey gjitashtu ishte në prova tek gjigantët e Skocisë, Rangers, në moshën 15 vjeçare por që nuk ja arriti të debutonte në futbollin profesionist për shkak të lëndimeve të shumta.

Sipas autobiografisë së tij, Ramsey luajti disa ndeshje jozyrtare gjatë kohës sa ishte pjesë e Rangers.

Në vitin 1985, ai u largua përfundimisht nga futbollit për t’u kthyer në universitet, ku mori diplomën në menaxhim të hoteleve.

“Pa aventurën në Ibrox, nuk do të isha kuzhineri që jam sot” – kishte thënë Ramsey në një episod të F Word në vitin 2008.

Ai vazhdon të mbetet një adhurues i flakët i lojës së bukur.

 Ramsey's short football career was plagued with injuries